“Marrëdhënie vëllazërore”, Edi Rama: E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës

Prishtinë | 29 Dhj 2025 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka uruar Kryetarin e LVV-së, njëherit edhe Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për rezultatin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, ka shkruar Rama në platformën “X”.

Të ngjashme