Shala i NISMA-s: Ne nuk kemi arsye të ulim kokën

Prishtinë | 29 Dhj 2025 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala ka reaguar pasi partia nga e cila vjen ai, nuk ka arritur të kaloj pragun, e për çka thotë se pavarësisht rezultatit, ata e kanë bërë këtë rrugë drejt, me nder dhe me përgjegjësi.

“Sot po shihet qartë ajo që e kemi thënë që nga fillimi: Pa një rreshtim të vërtetë të forcave që ndajnë të njëjtin vizion për shtetin, ndryshimi mbetet i vështirë. Megjithatë, ne nuk kemi arsye të ulim kokën. Sepse nuk u tërhoqëm, nuk u fshehëm dhe nuk u dorëzuam. Çdo votë që na u dha është përgjegjësi, dhe çdo besim i qytetarëve është amanet. Ne mbetemi aty ku kemi qenë gjithmonë: Me këtë rrugë politike, me Fatmir Limajn dhe me njerëzit që besojnë se politika bëhet me qëndrueshmëri, e jo me kalkulime të momentit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të dashur votues, përkrahës dhe njerëz që qëndruat me ne deri në fund,

Zgjedhjet përfunduan. Rezultati është ai që është.

Por një gjë mbetet e pandryshuar: ne e bëmë këtë rrugë drejt, me nder dhe me përgjegjësi.

Ne hymë në këtë garë me një bindje të qartë: se përballë kësaj qeverisjeje nuk mjafton secili veç e veç.

Kërkuam bashkim, kërkuam pjekuri dhe një qasje më të gjerë për interesin e Kosovës.

Ky bashkim nuk u arrit.

Jo sepse ishte i gabuar, por sepse ende nuk u kuptua plotësisht sa i domosdoshëm është.

Sot po shihet qartë ajo që e kemi thënë që nga fillimi: Pa një rreshtim të vërtetë të forcave që ndajnë të njëjtin vizion për shtetin, ndryshimi mbetet i vështirë.

Megjithatë, ne nuk kemi arsye të ulim kokën.

Sepse nuk u tërhoqëm, nuk u fshehëm dhe nuk u dorëzuam.

Çdo votë që na u dha është përgjegjësi, dhe çdo besim i qytetarëve është amanet.

Ne mbetemi aty ku kemi qenë gjithmonë: Me këtë rrugë politike, me Fatmir Limajn dhe me njerëzit që besojnë se politika bëhet me qëndrueshmëri, e jo me kalkulime të momentit.

Ky nuk është fundi i rrugës!

Është një dëshmi se Kosova ka nevojë për më shumë vetëdije, më shumë bashkim dhe më pak ego.

Ne vazhdojmë.

Me kokën lart.

Me qetësi.

Me vepra.

Sepse rrugët e drejta nuk maten vetëm me një rezultat, por me mënyrën si qëndrohet në to.

E. SH

Të ngjashme