Kërkesa e prokurorit Aleksandër Lumezi drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit Agron Qalaj

Prishtinë | 29 Dhj 2025 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Kjo është letra që Aleksandër Lumezi ia dërgoi U.D të Kryeprokurorit të Shtetit

Aleksandër Lumezi përmes një email ka refuzuar propozimin për përzgjedhjen në pozitën e Zëvendës-Kryeprokurorit të Shtetit.

“I nderuar U. D. i Kryeprokurorit të Shtetit, ju falenderoj sinqerisht për besimin dhe propozimin për të marrë mandatin e Zëvëndës Kryeprokurorit të Shtetit për një mandat 4 vjeçar. E vlerësoj propozimin tuaj dhe mundësinë që më është ofruar. Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të përgjegjësive dhe angazhimeve që kjo pozitë kërkon, kam arritur në përfundim se në këtë moment nuk do të jem në gjendje të pranoj këtë detyrë, për shkak të angazhimeve të mia profesionale si prokuror në Zyren e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve të të gjitha niveleve. Për këto arsye me keqardhje kam vendos të refuzoj këtë propozim. Ju falënderoj edhe një herë për vlerësimin e treguar ndaj meje. Ju uroj shumë suksese në vazhdim në punën tuaj”, thuhet në letrën e dërguar te Qalaj.

Me respekt,

Aleksandër Lumezi,

Prokuror në Zyren e Prokurorit të Shtetit

Të ngjashme