Kurti: Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen. Na priftë e mbara

Prishtinë | 29 Dhj 2025 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LVV-s, njëherit kandidati për Kryeministër, Albin Kurti një ditë pas zgjedhjeve ka falënderuar të gjithë qytetarët  për besimin dhe mbështetjen, duke thënë se puna vazhdon, e siguria dhe begatia shtohen.

“Mirëdita të dashur qytetarë. Në dhjetë ditë fushatë, dhjetëra mijëra duar të shtrënguara e mijëra dyer të hapura nga ju në qindra takime e tubime anembanë. Na pritët me ngrohtësi e besim, e për këtë ju falënderoj përzemërsisht. Jeni shumë, madje aq shumë sa shumicës nuk ua njohim e dimë emrin. Dhe, u angazhuat pa kursim për fitoren e VETËVENDOSJE!-s me partnerë, për fitoren tuaj. Të dashur bashkatdhetarë që erdhët nga Evropa, Amerika e nga çdo cep i botës, ose që votuat me postë apo fizikisht pardje në ambasadat e konsullatat tona, u jemi mirënjohës përjetë për kontributin tuaj të pamatshëm për liri e shtet dhe komb, si dhe për përkrahjen vendimtare që e bëri fitoren në këto zgjedhje aq madhështore saqë historike. Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme