Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku si pasojë e një shpërthimi në hyrjen e një banese atje ka vdekur një 67-vjeçar.
Fillimisht, dyshohej se Hysni Imeraj, ka vdekur si pasojë e shpërthimit të tritolit, por kjo pistë duket se tashmë ka rënë.
Policia njoftoi se lexuesi i OSHEE ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të boksit të matëseve në pallat, transmeton Klankosova.tv.
Top Channel raporton se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mbetje tritoli, dhe se viktima ka djegie në trup, çka tregon se nuk e ka humbur jetën nga lëndë eksplozive, pasi ato nuk shkaktojnë zjarr.