Cilat janë tiparet sipas Krakit që e ndërlidhin Kurtin me Rugovën?

Prishtinë | 29 Dhj 2025 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet, Nezir Kraki, ka bërë një krahasim mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe presidentit të ndjerë historik, Ibrahim Rugova.

Sipas Krakit, Kurti, si Rugova në të kaluarën, përfaqëson diçka më shumë se një parti, dhe sipas tij, lideri i VV-së është një vizion, një frymë dhe lidhet thellë me pritjet e qytetarëve.

Politikani theksoi se pas vdekjes së Rugovës, askush nuk arriti të zinte vendin e tij derisa u shfaq Albin Kurti.

“Frekuenca e takimeve jasht nuk mundet me sqaru se sa popullor është një lider. Rugova ka qenë lideri karizmatik, ka pasë një aurë, të ciline  kanë pa njerëzit përmes tij edhe LDK-në, jo veç si parti por edhe si diçka tjetër me një plus. Edhe ajo diçka tjetër nuk është arritë me u gjetë më në LDK. Të tejrët kanë qenë si administrator i krizës. Këta nuk kanë arrit me i bë votuesit me u ndi mirë. Me rigjetë frymën që ka qenë”, tha Kraki në Klan Kosova.

Të ngjashme