Gruaja dyshohet se u drogua dhe u dhunua nga dy persona në një motel në Fushë Kosovë

Prishtinë | 01 Jan 2026 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 31 dhjetorit 2025 në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të Policisë, rreth orës 05:30, një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore, duke deklaruar se fillimisht i është dhënë alkool dhe drogë, e më pas është dhunuar në një motel nga dy persona të panjohur.

Në raport ndër të tjera thuhet se viktima është futur me forcë në një veturë dhe më pas është lënë në rrugë.

Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejme.

Të ngjashme