Bukuroshja shqiptare Agnesa Vuthaj po kalon një nga periudhat më të bukura dhe më të veçanta të jetës së saj.
Ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin e ëmbël se është shtatzënë dhe në pritje të një bebushi. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Agnesa është shfaqur duke zbuluar barkun e rrumbullakosur, duke përcjellë emocione pozitive dhe gëzim për këtë kapitull të ri në jetën e saj.
Videon ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin domethënës: “Viti kur një dëshirë është e realizuar”, një fjali që ka prekur ndjekësit dhe ka nxitur reagime të shumta pozitive në komente.