Trumpi publikon foton e Maduros në bordin e anijes “Iwo Jima”

Prishtinë | 03 Jan 2026 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ndarë një imazh të ri në “Truth Social” që ai thotë se tregon “Nicolas Maduron në bordin e USS Iwo Jima” – kjo është anija që ai më parë i tha “Fox News” se po sillte udhëheqësin venezuelian në ShBA.

Imazhi tregon atë që duket të jetë Maduro, me një maskë në sy dhe kufje dhe të veshur me tuta ngjyrë hiri.

Gjatë ditës kanë qarkulluar fotografi të Maduros nën shoqërinë e oficerëve DEA-s, por që sipas të gjitha gjasave, janë të rreme.

Të ngjashme