Sot, iu dha lamtumira e fundit ish-ministrit të Financave, Ali Sadriu, pas ndarjes nga jeta të premten në moshën 75 vjeçare.
Në ceremoni komemorative për nder të figurës së tij, mori pjesë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku, në një postim në Facebook, theksoi se Sadriu, si ministër i parë i Financave pas luftës, la një trashëgimi të çmuar duke vënë themelet e ekonomisë dhe financave të Kosovës të pasluftës.