Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka thënë se do të rrënohen objektet pa leje, por edhe lejet e dhëna gjatë fushatës që sipas tij mund të jenë të kundërligjshme do të revokohen.
Në një shkrim në facebook, ai njofton se po ashtu me ardhjen e tij në krye të kësaj komune, do të lirohen edhe pronat komunale të uzurpuara.
Shkrimi pa ndërhyrje i Pecit:
✍️Te dashur qytetarë,
•Objektet e ndërtuara pa leje do të rrënohen.
•Lejet ndërtimore të dhëna kundërligjshëm gjatë fushatës, po edhe të tjera, do të revokohen.
•Pronat komunale të uzurpuara do të lirohen.