Krerët e shtetit dhe Walker nderojnë viktimat e Reçaktu që u masakruan nga regjimi i Millosheviqit

Prishtinë | 15 Jan 2026 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Dimal Basha e kryeministri në detyrë, Albin Kurti kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, raporton Ekonomia Online.

Homazhe u bënë në nderim të 45 viktimave që u masakruan 27 vjet më parë nga forcat paramilitare serbe. Masakër kjo që tronditi gjithë botën, e cila u njoftua përmes zërit e mikut të madh të Kosovës ambasadorit William Walker.

E ky i fundit, sikurse në çdo përvjetor, edhe sot ishte aty për të nderuar këta civil që u vranë nga dora serbe, e drejtësi për ta nuk u vë.

Të ngjashme