Bekë Berisha pas kundërshtimit të zgjedhjes së tij si kryetar klubi, bën thirrje për dialog

Prishtinë | 15 Jan 2026 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Bekë Berisha, i zgjedhur së fundmi kryetar i Klubit të Basketbollit SIGAL Prishtina, ka folur lidhur me reagimet dhe kundërshtimet e shprehura nga grupi i tifozëve PLISAT ndaj zgjedhjes së tij në këtë pozitë.

Berisha ka deklaruar për emisionin “Kosova Live” se i kupton reagimet e tifozëve, duke theksuar rëndësinë e rolit të tyre për klubin, por ka shtuar se vendimi për zgjedhjen e tij është marrë përmes procedurave të rregullta dhe me qëllim të stabilitetit dhe zhvillimit të klubit.

Ai ka bërë thirrje për dialog dhe bashkëpunim, duke nënvizuar se interesi i KB SIGAL Prishtina duhet të jetë mbi çdo dallim apo pakënaqësi, ndërsa ka theksuar se synimi i tij është që klubi të ecë përpara.

Të ngjashme