Osmani: Kujtimi i Reçakut flet për drejtësi dhe liri

Prishtinë | 15 Jan 2026 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Në 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar viktimat duke theksuar se dhimbja dhe kujtimi i tyre vazhdojnë të jenë të pranishme në jetën e qytetarëve të Kosovës.

“Reçaku flet edhe sot fuqishëm, nëpërmjet tokës që u njom me gjak të pafajshëm. Flet nëpërmjet dhimbjes së familjeve që humbën më të dashurit në mënyrën më mizore të mundshme. Flet nëpërmjet thirrjes sonë të vazhdueshme për drejtësi!”, tha Osmani.

Ajo shtoi se kujtimi i viktimave është një mesazh i fuqishëm për brezin e ri “E flet, poashtu, nëpërmjet brezit të ri, fëmijë të buzëqeshur, të lumtur, e mbi të gjitha, të lirë!”

Presidentja theksoi se gjaku i të rënëve të Reçakut dhe në gjithë Kosovën u bë dritë udhërrëfyese dhe betim që nuk thyhet kurrë.

“Lavdi të gjithë të martirëve e dëshmorëve të lirisë sonë!”, shtoi Osmani.

Të ngjashme