Rritet konsumi i energjisë elektrike në Kosovë për gati 18% në gusht, krahasuar me vitin e kaluar

Prishtinë | 15 Tet 2026 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar statistikat e energjisë për muajin gusht 2026, sipas të cilave konsumi i energjisë elektrike në Kosovë është rritur për 17,95 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak.

Sipas ASK-së, konsumi i energjisë elektrike në gusht arriti në 453,38 gigavat-orë (GWh), ndërsa energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 544,61 GWh, apo 8,46 për qind më shumë se në gusht të vitit 2025.

Gjatë kësaj periudhe, importi i energjisë elektrike ishte 400,82 GWh, ndërsa eksporti arriti në 311,21 GWh. Në shifrën e eksportit përfshihet edhe sasia e energjisë së transmetuar.

Ndërkohë, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet shënoi rritje prej 33,24 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, duke arritur në 7,47 GWh.

Në anën tjetër, prodhimi i thëngjillit në gusht të këtij viti ishte 477 mijë e 562 tonë, që paraqet rënie prej 3,65 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

ASK-ja bën të ditur se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në konsumin e përgjithshëm ishte 7,42 për qind.

Të ngjashme