Çështja e Grenlandes, Trump paralajmëron tarifë 10% ndaj Britanisë, Gjermanisë e Francës

Prishtinë | 17 Jan 2026 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Donald Trump ka deklaruar se do të vendosë tarifa prej 10% ndaj vendeve të NATO-s – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë – të cilat kanë dërguar trupa në Grenlandë, mes kërcënimeve të SHBA-së për të marrë nën kontroll ishullin Arktik.

Në një postim të gjatë në Truth Social, ai tha se “Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda kanë udhëtuar drejt Groenlandës, për qëllime të panjohura”, duke shtuar:

“Kjo është një situatë shumë e rrezikshme për sigurinë, mbrojtjen dhe mbijetesën e planetit tonë.”, raportonThe Guadian.

Presidenti amerikan tha se tarifa prej 10% do të vendoset mbi të gjitha mallrat që këto vende eksportojnë drejt Shteteve të Bashkuara duke filluar nga 1 shkurti, e ndjekur nga një normë prej 25% nga 1 qershori.

“Kjo tarifë do të jetë e detyrueshme dhe e pagueshme derisa të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe totale të Groenlandës,” shtoi ai.

Trump përsëriti paralajmërimin e tij se “Kina dhe Rusia e duan Groenlandën”, duke thënë se “nuk ka asgjë që Danimarka mund të bëjë për këtë.”

Të ngjashme