Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, sot dorëzohen dosjet përfundimtare

Prishtinë | 19 Jan 2026 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Sot, më 19 janar në Gjykatën Speciale të Hagës do të dorëzohen dosjet përfundimtare.

Prokuroria, avokati i viktimave dhe avokatët e krerëve të UÇK-së, do t’i dorëzojnë dosjet te trupi gjykues.

Pas dorëzimit të këtyre dosjeve, mbetet fjala përfundimtare e cila do të thuhet nga 9 deri më 18 shkurt, dhe zyrtarisht procesi do të jetë i përfunduar.

Krerët e UÇK-së prej nëntorit 2020 janë në paraburgim, pa asnjë mundësi lirimi nga paraburgimi.

Gjyqtarët do të kenë kohë 3 muaj, me mundësi afati shtesë edhe për 2 muaj, deri në vendimin e shkallës së parë.

Të ngjashme