Kurti reagon pas aksidentit hekurudhor në Spanjë: Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre

Prishtinë | 19 Jan 2026 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë, ku humbën jetën dhjetëra persona.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti ka shprehur pikëllimin për humbjen e jetëve dhe ka shprehur solidaritet me familjet e viktimave.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga lajmet që vijnë nga Spanja për aksidentin tragjik me tren, i cili mori shumë jetë njerëzish. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa ekipeve të shpëtimit u urojmë forcë në përpjekjet e tyre,” ka shkruar Kurti.

Të ngjashme