Çitaku kërkon rinumërim të plotë të votave: Heshtja apo mbrojtja e parregullsive nuk janë opsion

Prishtinë | 19 Jan 2026 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kërkuar rinumërim të plotë të votave, duke thënë se Kosova ka ndërtuar me shumë mund standardin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ajo thekson se heshtja apo mbrojtja e parregullsive nuk është opsion dhe nuk është as kompromis.

“Rinumërim të plotë të votave. Hetim të hollësishëm. Përgjegjësi penale dhe politike, si dhe rikthim të besimit të qytetarëve. Kosova ka ndërtuar me shumë mund standardin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Prandaj, çdo indikacion për cenim apo manipulim të votës është i patolerueshëm dhe kërkon reagim të menjëhershëm e të pakompromis institucional. Demokracia ndërtohet mbi besim, transparencë dhe zbatim të ligjit. Heshtja apo mbrojtja e parregullsive nuk janë opsion. Këtu nuk ka kompromis”, shkruan Çitaku në facebook.

Të ngjashme