“E kam për burrin e motrës tënde”, burri kanos ish të dashurën me fishek

Prishtinë | 20 Jan 2026 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Një grua raportohet se është kanosur nga ish i dashuri i saj në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, i dyshuari ia kishte lënë një fishek viktimës, për të cilin raportohet se i kishte thënë se e ka për burrin e motrës së saj.

Policia ka njoftuar se i dyshuari gjendet në arrati, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, është kanosur nga  ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, i dyshuari i kishte lënë viktimës një fishekë të kalibrit 7.65 mm për të cilin i kishte thënë që ‘e kam për burrin e motrës së juaj’. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme