Rundi i ardhshëm i bisedimeve Rusi-Ukrainë-ShBA, javën tjetër sërish në Abu Dhabi

Prishtinë | 26 Jan 2026 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Rundi i ardhshëm i bisedimeve trepalëshe Ukrainë-Rusi-ShBA, pritet të vazhdojë javën e ardhshme, sërish në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kështu u deklarua zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Në një konferencë për media, ai tha se data e saktë ende nuk është caktuar, megjithëse u raportua se procesi mund të vijojë më 1 shkurt.

“Është planifikuar për javën e ardhshme. Nuk mund ta përcaktoj datën e saktë tani”, tha ai.

Ndryshe, dy ditë bisedime u zhvilluan më 23-24 janar në Abu Dhabi, që administrata amerikane i ka cilësuar si “konstruktive”.

Të ngjashme