Aliu insiston: “Skifteri” do të fluturojë mbi qiejt e Dardanisë

Prishtinë | 29 Jan 2026 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Ridvan Aliu insiston që droni “Skifter” nuk ishte një manipulim, e ku nëpërmjet një shkrimi në facebook ka bërë thirrje se kush dëshiron t’i shohë nga afër mund ta vizitojë kompaninë e tij, por thotë se duhet t’iu nënshtrohet protokolleve të tyre ë sigurisë.

Ai në fund shkruan se “Skifteri” do të fluturojë mbi qiejt e Dardanisë.

Postimi i plotë i Aliut

Siç po shihet qartë, PROPAGANDAT mediatike kanë prapavijë politike. Unë nuk jam politikan.

Çdo kush që dëshiron t’i shohë nga afër “LIVE”: K1, VTOL-in dhe FPV-të, është i mirëpritur — me kusht që të kalojë background-check-un, sipas protokolleve tona të sigurisë.

Nëse dikush mendon se mund të shuajë ëndrrat, inovacionin dhe vizionin e studentëve dhe rinisë sonë, GABON rëndë.

KY ËSHTË VETËM FILLIMI!

Rezultatet e 1600+ studentëve do të shihen shumë shpejt, anembanë Kosovës.

SKIFTERI do të fluturojë mbi qiejt e DARDANISË. ✈️🔥

Të ngjashme