Peci kujton Gazmend Ibrahimin që ishte vrarë në moshën 15-vjeçare nga bandat kriminale serbe

Prishtinë | 29 Jan 2026 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci kanë kujtuar Gazmend Ibrahimin i cili ishte vrarë në moshën 15-vjeçare nga bandat kriminale të Serbisë më 29 janar 2001.

Peci ka thënë se ai ishte bashkë me vëllain, e ku thekson se rezistenca e tyre dhe e banorëve shqiptarë në veri ishte përballje kundër planit të Serbisë për spastrim etnik të shqiptarëve.

“Gazmend Ibrahimi ishte vetëm 15 vjeç kur bandat kriminale të Serbisë ia shuan jetën në lulë të rinisë me 29 janar 2001. Bashkë me Kryeministrin z. Albin Kurti, pranë pllakës përkujtimore në Lagjen e Boshnjakëve, përkujtuam vrasjen mizore të tij. Ishte bashkë me vëllanë e tij, Armendin, i cili sot jeton me 17 plagë nga sulmi i asaj dite. Rezistenca e tyre dhe e banorëve shqiptarë në veri ishte përballje kundër planit të Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarëve nga veriu dhe kolonizimin e veriut me serbë, të udhëhequr e financuar nga regjimi i Serbisë. Sistemi ndërkombëtar i drejtësisë i asaj kohe dhe ai vendor nuk kanë bërë asgjë në drejtim të zbardhjes së këtij rasti. I përjetshëm qoftë kujtimi për Gazmendin”, ka shkruar Peci.

Të ngjashme