Kurti për aktgjykimin e Kushtetueses: E kemi vetëm njoftimin e Gjykatës, jo arsyetimin për vendimin e tyre

Prishtinë | 30 Jan 2026 | 12:08 | Nga Gzim Mujaj

Ndonëse Gjykata Kushtetuese e bëri të qartë në aktgjykimin e saj çështjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteti serb, megjithatë kryeministri në detyrë Albin Kurti thotë se ajo bëri vetëm një njoftim por nuk dha arsyetim për vendim, e që këtë duhet ta presin  javën e ardhshme, raporton Ekonomia Online.

“Ndërkaq, sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ne e kemi vetëm njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk e kemi arsyetimin për vendimin e tyre. Besoj që në javën e ardhshme do ta kemi atë gjykimin me përmbajtjen e plotë dhe më pastaj do të mund ta japim një përgjigje të qartë e të saktë nga ana jonë. Por ajo çfarë unë shpresoj është që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i janar-shkurtit 2026, të mos jetë në kundërshtim me ato aktgjykimet e vitit 2025, në veçanti të muajit tetor, sepse bëhet fjalë për të njëjtën çështje”, tha ai.

Të ngjashme