Hoxhaj në ShBA takon deputetin ukrainas: Njohja dhe forcimi i marrëdhënieve diplomatike, prioritet për shtetet tona

Prishtinë | 05 Shk 2026 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Gjatë qëndrimit të tij në Washington D.C., në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me deputetin ukrainas Dmytro Razumkov, ish-kryetar i Parlamentit të Ukrainës.

Në një status të publikuar në rrjete sociale, Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Në Washington D.C. takova edhe deputetin Dmytro Razumkov, ish-kryetar i Parlamentit të Ukrainës”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka nënvizuar se diplomacia mbetet kyçe për të ardhmen e përbashkët.

“Njohja dhe forcimi i marrëdhënieve diplomatike mbeten prioritet për popujt dhe shtetet tona”, ka theksuar Hoxhaj.

Kujtojmë që Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit të tij në Washington, ka mbajtur një fjalim në Kongresin Amerikan, ku ka kërkuar hapur që Kosova të anëtarësohet në NATO.

Të ngjashme