Sulmoi nënën, vëllain dhe dy policët në Pejë

Prishtinë | 19 Shk 2026 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Një person në Pejë ka sulmuar nënën dhe vëllain e tij, e më pasë gjatë arrestimit ai sulmoi edhe dy policë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Dy viktimat nënë e djalë  kanë raportuar se djali respektivisht vëllai i tyre u ka shkaktuar  dhunë fizike. I dyshuari i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit  duke mos u bindur urdhrave të policëve gjatë arrestimit, i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme