Reperi i njohur amerikan, Lil Poppa, ka ndërruar jetë, duke lënë pas një tronditje të madhe në botën e muzikës hip-hop dhe mes fansave të tij.
Lajmi është konfirmuar nga autoritetet mjeko-ligjore në Georgia, të cilët bëjnë me dije se artisti u shpall i vdekur rreth orës 11:23 të paradites.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende publik.
Lil Poppa, me emrin e vërtetë Janarious Mykel Wheeler, ishte vetëm 25-vjeç dhe konsiderohej si një nga zërat më autentikë dhe premtues të brezit të ri të rap-it amerikan.
Ai njihej për stilin e tij emocional, tekstet introspektive dhe mënyrën e sinqertë me të cilën trajtonte temat e jetës, dhimbjes, luftës personale dhe shpresës për një të ardhme më të mirë.
Gjatë viteve të fundit, Lil Poppa, kishte ndërtuar një profil të fortë në skenën muzikore, duke publikuar disa këngë që u pritën gjerësisht nga publiku.
Projekti i tij i fundit, një album me 16 këngë, u publikua në muajin gusht dhe u vlerësua si një nga punët më të pjekura të karrierës së tij. Vetëm pak ditë para ndarjes nga jeta, ai kishte lançuar edhe një këngë të re.
Reperi ishte planifikuar të ngjitej në skenë muajin e ardhshëm në New Orleans, çka tregon se karriera e tij ishte ende në zhvillim e sipër.
Largimi i parakohshëm i Lil Poppa, ka shkaktuar reagime të shumta prekëse në rrjetet sociale, ku fansat dhe kolegët po shprehin dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e tij.