Është mbledhur Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ku mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, për të vazhduar më pasë anëtarët e këtij komisioni mbledhjen me dyert e mbyllura, raporton Ekonomia Online.
Në rend të ditës është shqyrtimi i projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Por fillimisht ata nënshkruan një letër zotimi për në lidhje me përmbajtjen nga informatat e rezervuara që ofron AKI.
“Para vetes e kemi dhe një letër me të cilën ne zotohemi dhe deklarohemi në lidhje me përmbajtjen nga informatat e rezervuara që na ofrohen nga AKI. Iu kisha lutur që para se të fillojmë ta nënshkruajmë”, tha kryetari i komisionit Anton Quni.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1612813689862077
