Ish-princi britanik, Andrew Mountbatten Windsor është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim të detyrës në një funksion publik.
Hetimet ndaj ish-princit nisën pas publikimit të materialeve nga dosja Epstein, që hodhën dritë për marrëdhëniet e tij me pedofilin.
Starmer ishte një nga figurat e fundit të nivelit të lartë që ushtroi presion mbi Andrew, duke bërë thirrje që ai të dëshmojë zyrtarisht për lidhjet e tij.
Në një rast ish-princi Andrew dhe Jeffrey Epstein i kërkuan një balerine ekzotike të “përfshihej në akte të ndryshme seksuale” në shtëpinë e të ndjerit, raporton A2CNN.
Në një letër të publikuar si pjesë e pjesës më të fundit të dosjeve të Epstein, avokatët e gruas së paidentifikuar thanë se asaj i ishin ofruar 10,000 dollarë për të kërcyer dhe se pasi ajo performoi, Epstein dhe Mountbatten-Windsor kishin kërkuar marrëdhënie seksuale në grup.