Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump ka nisur fjalimin në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes i cili po zhvillohet në Uashington.
Ai tha se dita e sotme është e madhe, ndërsa falënderoi shikuesit dhe mediat që janë të pranishme.
“Pra, gjithçka ka të bëjë me paqen, siç edhe quhet Bordi i Paqes. Bordi i Paqes është një nga gjërat më të rëndësishme, në të cilat kam qenë i përfshirë”, ka thënë Trump.
Në këtë event pjesëmarrëse është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.