Vendimi për ndryshim orari për shkak të Ramazanit në shkollat e kryeqytetit, ka nxitur reagime të ndryshme.Komuna e Prishtinës thotë se ndryshimi u bë me kërkesë të prindërve dhe pa i prekur orët mësimore. Por jo të gjitha shkollat kanë mundur ta zbatojnë këtë riorganizim, ndërsa ekspertë të arsimit dhe juristë kanë qëndrime të ndara për aspektin ligjor dhe kushtetues të vendimit.Nga e premtja, Drejtoria Komunale e Arsimit në kryeqytet ka ndryshuar orarin e procesit mësimor, për shkak të muajit të Ramazanit. Mësimi nis e përfundon më herët. Më këtë vendim mësimi nis në orën 07:30, shkurtohet koha e mesndërrimeve dhe reduktohen pushimet e gjata.E gjithë kjo me qëllim që dita mësimore të përmbyllet në orën 17:00. Duke sqaruar se ora mësimore mbetet 45 minuta, Drejtoria e Arsimit nënvizon se programi mësimor mbetet i njëjti. Por vendimi nuk gjen zbatim në të gjitha shkollat.Shkolla ‘Ismail Qemali’ i ka 41 klasa, kërkon kohë edhe pastrim më të theksuar në këtë kohë të shkurtër. Duke llogaritur edhe daljen e nxënësve që gjithsej janë 1300 në ndërrimine parë, 2589 në ndërrimin e dytë të cilët pranohen edhe dalin, kjo është e pamundur me bë këtë riorganizim sepse duhet me pas staf të riorganizuar për pranimin dhe daljen e nxnënsve”, tha Mimoza Krasniqi, drejtoresh e shkollës ‘Ismail Qemali’, raporton rtk.