Burim Ramadani thotë që kontributi i Kosovës në Gaza të jetë simbolik, por në mbështetje të përpjekjeve amerikane për stabilizimin e situatës.
Sipas tij, përfshirja mund të bëhet përmes Forca e Sigurisë së Kosovës dhe ekspertizës civile, duke theksuar se Kosova, si shtet i ndërtuar mbi ndërhyrjen ndërkombëtare, duhet të rreshtohet përkrah trupave amerikane.
Ramadani vlerëson se një pjesëmarrje simbolike do të dëshmonte konsolidimin e shtetësisë dhe sigurisë së vendit, duke ruajtur një qasje racionale buxhetore në këtë operacion.