Java e ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht stabil dhe temperatura tipike pranverore. Përjashtim bën dita e martë, kur mbi territorin e vendit parashihen vranësira më të dendura, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu me intensitet të ulët.
Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, me ngrica të dobëta dhe paraqitje të mjegullës në disa zona, kryesisht në viset kodrinore-malore.