Spiropali takohet me Hamzën: Vlerësoj rolin historik dhe politik të PDK-së në mbrojtjen e kauzës së lirisë

Prishtinë | 26 Shk 2026 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali ka takuar kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza ku e ka përgëzuar kontributin konstruktiv të PDK-së në mbrojtjen e kauzës së lirisë, luftës dhe drejtësisë.

“E urova për zgjedhjen në krye të PDK-së dhe për besimin që elektorati i ka dhënë kësaj force politike në dy zgjedhjet e vitit 2025.  Vlerësoj rolin historik dhe politik të PDK-së në mbrojtjen e kauzës së lirisë, luftës dhe drejtësisë. Ka momente kur politika duhet të qëndrojë mbi dallimet partiake — përballë historisë dhe përballë ndërgjegjes kombëtare. Përgëzoj kontributin konstruktiv të PDK-së dhe të partive të tjera në krijimin pa vonesë të institucioneve të reja. Stabiliteti institucional është interes i përbashkët. Shqipëria mbetet pranë Kosovës — në respekt të diversitetit politik, por me një bindje të vetme: forcimi i institucioneve të Kosovës është forcim i faktorit shqiptar në rajon”, ka shkruar Spiropali.

Të ngjashme