Ministri serb për Evropën, Nebojsha Staroviq, i ka reaguar ish-diplomatit serb, Nebojsha Vujoviq, pas deklaratës së këtij të fundit se vizita e kryediplomatit serb, Marko Gjuriq, në Washington, lidhet me një marrëveshje sekrete të sponsorizuar nga SHBA për njohjen e Kosovës shtet.
Staroviq ka thënë se Vujoviq s’ka ofruar asnjë provë të besueshme për këtë dhe sipas tij i vetmi burim është “imagjinata e tij e kalbur”
“Pra, një gënjeshtër e paturpshme që synon të hedhë hije mbi vizitën e suksesshme të Ministrit Gjuriq në Uashington dhe të pengojë përparimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Staroviq.
Sipas tij, Serbia e udhëhequr nga Vucic vazhdon të mbrojë “integritetin e saj territorial duke mbajtur fort linjat në frontin e politikës dhe diplomacisë, pavarësisht të gjithë disfatistëve, dezertorëve dhe Vujoviqëve të tjerë”.
Вујовић опет о „тајним споразумима“ и издаји Косова и Метохије. Као и сваки пут, без било каквог доказа или кредибилне индиције, извор је само његова покварена машта укрштена са злом намером. Дакле, безочна лаж којом се жели бацити сенка на успешну посету министра Ђурића… https://t.co/T0SpneK9nR
— Nemanja Starović (@nstarovic) February 26, 2026