Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se do të presë raportin e Këshillit të Mandateve përpara se të thotë fjalën e fundit lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.
Në një fjalim të gjatë prej 97 minutash, kreu i qeverisë tha se Balluku ia kishte kërkuar tre herë dorëheqjen me shkrim dhe të tria herët ai e kishte refuzuar, pasi siç tha “ne nuk mund të hyjmë në vallen e dorëheqjeve sa herë ngrihet një akuzë”, shkruan Top Channel.Rama foli për prezumimin e pafajësisë për të gjitha rastet kur SPAK apo Prokuroritë kanë kërkuar arrest me burg për funksionarët e shtetit, duke thënë se ata po presin fletëarreste me tufa.