Vance: Sulmet nisën sepse Irani nuk e kaloi testin e besueshmërisë

Prishtinë | 03 Mar 2026 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, tha se negociatat me Iranin për programin e tij bërthamor dështuan, pasi zyrtarët konstatuan se garancitë e ofruara nga Teherani, “nuk e kalojnë testin e besueshmërisë”.

Për këtë arsye, sipas tij, presidenti Donald Trump autorizoi Operacionin Tërbimi Epik në Iran, i cili nisi më 28 shkurt.

Duke folur për Fox News më 2 mars, Vance tha se përfaqësuesit amerikanë – në mesin e tyre Steve Witkoff, Marco Rubio dhe Jared Kushner – zhvilluan bisedime “të kujdesshme” në Gjenevë, me synimin për të kufizuar aktivitetet bërthamore të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Të ngjashme