Edon Zhegrova ishte një nga faktorët kyç që Juventusi u rikthye për të barazuar ndaj Romës, të dielën që lamë pas.
Ylli i kombëtares së Kosovës u inkuadrua në minutën e 72-të të asaj ndeshje.
Në ato momente, Juventusi ishte duke u mposhtur 3-1 në “Stadio Olimpico”, pasi Ëesley França, Evan Ndicka e Donyell Mallen kishin shënuar për Romën, derisa për “Zonjën e Vjetër” golin e kishte shënuar Francisco Conceiçao.
Vetëm gjashtë minuta pas inkuadrimit, Zhegrova nisi të lë shenja në ndeshje.
Një harkim i tij në zonë, të cilin e preku pak koka e Kenan Yildiz, përfundoi në këmbët e Jeremie Boga, që shënoi për 3-2.
Në minutën e fundit të ndeshjes, përsëri një harkim nga Edon Zhegrova prodhoi golin e Juventusit, që kësaj radhe u shënua nga Federico Gatti, i cili përfitoi nga një huti në mbrojtjen e Romës.
Pas këtij goli, festimi ishte i madh në kampin juventin, me Zhegrovën që madje e ka publikuar një video në “InstaStory”.