Haxhiu uron mësimdhënësit për Ditën e Mësuesit: Formojnë brezat që do ta zhvillojnë Republikën tonë

Prishtinë | 07 Mar 2026 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka shprehur mirënjohjen për mësimdhënësit në Ditën e Mësuesit.

Haxhiu ka thënë se në duart e tyre fillon rruga e çdo fëmije drejt dijes.

“Sot, më 7 mars, Ditën e Mësuesit, shpreh mirënjohjen time për të gjithë mësimdhënësit që çdo ditë e mbajnë gjallë misionin fisnik të dhënies së dijes. Në duart e tyre fillon rruga e çdo fëmije drejt dijes, qytetarisë dhe së ardhmes së vendit. Me përkushtimin e tyre të përditshëm, mësuesit formojnë brezat që do ta zhvillojnë Republikën tonë. Urime 7 marsi!”, ka shkruar Haxhiu në urimin e saj.

Të ngjashme