Selin: S’dal nga ky Prime pa sqaruar që s’kam interes për burra të martuar

Prishtinë | 08 Mar 2026 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Në prime të së shtunës, në Big Brother VIP, u diskutua dasma e Selinit me Gimbon, e cila u pasua nga debate të shumta dhe tensione mes banorëve, pasi Rogerti tentoi të prishte festën. Atmosfera u ndez kur disa banorë u përplasën rreth sjelljes së Mirit dhe mënyrës se si Selin e kishte ftuar në dasmë, duke nxitur komente dhe pyetje të opinionistëve.

Miri: Ja kam thënë dje para dite Gimbos opinionet e mia. Unë ju kam parë që rrini bashkë, keni kimi, ju uroj jetë të lumtur. Po, besoj te marrëdhënia e tyre. I kam thënë Selin që të ka rënë loja pasi je martuar.

Arbër: Gënjeshtra nga të gjitha krahët. Ti, Miri, ke qenë ulur me Rogertin dhe Juelën dhe ke thënë unë nuk e prish dasmën. Ti, Selin, pse e ftove Mirin? Ti, Miri, mos fol se i karikove ata të dy të prishnin dasmën. Për çfarë duhet Miri në dasmë?

Selin: Nuk mbaj më akuza të qelbura që mund të jem e dashuruar me një burrë të martuar. Nuk dal nga ky prime pa u sqaruar që nuk kam pasur ndonjëherë pëlqim për burra të martuar. Nuk kam ardhur këtu për të shkelur dy…

Arbër: Nuk kishe pse të ftoje Mirin? Ndaç, merre si këshillë a sugjerim, ke filluar të reagosh me arrogancë, ke 30 minuta që nuk le njëri të flasë.

Selin: Kërkoj ndjesë për fjalën ndaj Juelës, e kam përdorur me kontekst në mendjen time korrekte. Kam menduar që ka tjetër kuptim.
Monika: Nuk besoj se Selin nuk e di çfarë do të thotë ajo fjalë. Arma jote e fortë është oratoria.

Të ngjashme