Behrami reagon pasi fotoja e Thaçit u pa e hedhur në bodrumin e MPJD-së

Prishtinë | 11 Mar 2026 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pasi fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u pa mes gjërave të panevojshme në bodrumin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami thekson se asnjëherë nuk mund të cenohet kontributi historik i presidentit Thaçi.

“Kot e keni! Asnjëherë nuk mund ta përlyni kontributin historik të Presidentit Thaçi. Shihni se edhe në moçalin institucional që keni krijuar, fotografia e tij po shkëlqen”, ka shkruar ai.

Të ngjashme