Mbi 83 mijë nënshkrime për peticionin e OVL-UÇK-së, Gucati: E ka nënshkruar edhe një serb

Prishtinë | 18 Mar 2026 | 08:00 | Nga Gzim Mujaj

Mbi 83 mijë nënshkrime janë mbledhur deri më tani në kuadër të Peticionit Kombëtar të inicuar nga Ogranizatat e Veteranëve të Luftës që do t’i drejtohet Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në një intervistë për Ekonomia Online, i cili ka treguar se peticioni është nënshkruar edhe nga një pjesëtar i komunitetit serb.

Ai tha se procesi i mbledhjes së nënshkrimeve po ecën mirë dhe se afati përfundon në fund të muajit prill.

“Deri më tash asht tu shku mirë, unë kam dëshirë hala ma mirë me shku, po mirë tu shku. Në bazë të informacionit që kemi, vetëm në Kosovë jemi mbi 83,000 nënshkrime deri në këto momente, do të thotë për nja afat tre javore, nëse s’gaboj aty dikun. Pa llogarit Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, po edhe diasporën. Në mënyrën online janë mbi 26,300, nëse s’gaboj. Në Shqipëri s’kam marr hala informacionet se ku ka shku. Duhet t’i falënderoj qytetarët e Shqipërisë edhe ata që po na ndihmojnë shumë atje. Kështu që po duket një interesim i madh, na kemi afat edhe një muaj, do të thotë deri kah fundi i muajit prill. Në fund, kah fundi i muajit prill ne përgatitemi domethënë do t’i nisim për në Hagë, apo për ata që na i dërgojnë në dhomat speciale”, tha ai.

Gucati theksoi se motivi i peticionit është të dëshmohet mbështetja qytetare për ish-krerët e UÇK-së dhe të kundërshtohet narrativa, siç tha ai, se ata nuk gëzojnë mbështetje.

“Motivi është, kuptohet, edhe protestat kanë pas një motiv gjithmonë, me tregu realitetin. Gjykatës Speciale që qytetarët shqiptarë janë në mbështetje të UÇK-së, do të thotë janë në mbështetje të krerëve të shtetit, të krerëve të UÇK-së dhe jo ashtu qysh ka thënë në atë kohë Jack Smithi edhe të tjerët që nuk kanë mbështetje nga qytetarët, apo edhe vetë Trandafilova. Motivi është ky që është një motiv që me tregu një realitet, me dal në shesh një e vërtetë, që krerët e UÇK-së nuk kanë bo krime lufte dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë organizatë kriminale, po ka qenë organizatë çlirimtare e vendit, e kombit. Protestat dalin 50 mijë, 60 mijë, mund të dalin 100 mijë, 200 mijë, po kur t’i çosh atje afër gjysmë milioni nënshkrime, apo mbi gjysmë milionin, apo të llogarisim ma shumë nënshkrime në Hagë, do të thotë atëherë dihet numri që edhe vetë gjyqtarët do të merren, do ta kontrollojnë këtë pjesë. Ky duhet të verifikohet me nënshkrimet atje, që ata vetë do të binden që me siguri paska pas mbështetje të madhe edhe pjesëtarët e luftës, edhe njerëzit që kanë udhëheq këtë vend. Dhe ky është një që e bëjmë, nënshkrimi është i fundit, ne i bëmë gjashtë protesta ju e dini, dy aksione tash edhe nënshkrimi. Do të thotë mirë jemi tu shku. I falënderoj gjithë qytetarët të cilët po gjejnë kohë edhe po përgjigjen, po nënshkruajnë, po shkojnë nëpër organizata”, tha ai.

Ai bëri të ditur se nënshkrimet po mblidhen edhe derë më derë nëpër fshatra, nga aktivistët e degëve të OVL-UÇK-së.

“Ne kemi bërë një iniciativë krejt tjetër. Iniciativa jonë është nëpër fshatra jemi tu punu shumë, njerëzit që shkojnë nga degët e Kosovës, kanë marrë iniciativë, kanë dalë, janë nëpër sheshe, po pjesa dërrmuese është do të dalin me makina, ka tre-katër vetë dalin nëpër fshat dhe punojnë nëpër fshatrat e ndryshme, çdo derë për derë tu mbledh nënshkrime, shtëpi për shtëpi”, tha ai.

Gucati u bëri thirrje qytetarëve që të nënshkruajnë peticionin, duke theksuar se procedura online zgjat vetëm një minutë.

“Thirrja ime është për qytetarët, ju baj apel gjithë qytetarëve, mos hezitoni t’ja kushtoni një minutë kohë nënshkrimit. Online e keni shumë ma shpejt me apliku apo me nënshkru, edhe kështu e keni një minutë punë e keni. Kisha ba thirrje gjithë qytetarët e Kosovës, edhe gjithë qytetarët shqiptarë që ta nënshkruajnë, mos të hezitojnë. Unë du ta falënderoj edhe universitetet tona të vendit të Kosovës, edhe në Shqipëri, edhe në Maqedoni. Njerëzit e universitetit që janë tu punu shumë këto ditë, edhe ata janë mbledh, edhe të gjithë, të tjerët, po edhe liderët tonë këtu që i kemi në Kosovë, si Ramush Haradinajn ju e dini, Bedri Hamza, të gjithë, të gjithë”, tha ai.

Ai bëri të ditur se peticioni është nënshkruar edhe nga një pjesëtar i komunitetit serb, i cili, sipas tij, ka shprehur gatishmëri për të dëshmuar në Hagë.

“Po jua them me sinqeritetin ma të madh, kemi nga komuniteti serb. Po do ta bëj publike ma vonë, kur ta marr listën nga një komunë ku do ta shihni edhe emrin që kanë nënshkru. Një pjesëtar i një komunitetit tjetër ka nënshkru për peticionin edhe ka thënë: ‘Unë, thotë, nëse m’thirr gjykata apo kisha pas dëshirë me m’thirrë, me shku me dëshmu, me thënë çoni njerëzit që janë të pafajshëm, krime ka bo Serbia. Është i komunitetit serb. Bashkë komuniteti serb është. Është me emër e mbiemër, krejt është që ka nënshkru në peticion edhe ka bo thirrje në komunën e Klinës, kjo është e vërtetë që do të thotë duhet me bo edhe me shkru peticionin të gjithë. Kështu që për ne është një sukses i madh që po shohim tu i vetëdijësu njerëzit, duke pas parasysh që Kosova asht e vendit të gjithëve. Në Kosovë kanë të drejtë të gjithë. Jo kriminelët kuptohet, jo njerëzit që kanë bo krime në Kosovë, po ata të cilët s’kanë bo krime në Kosovë, ata të cilët ja dojnë të mirën vendit. Është Kosova e mund t’jetojnë të gjithë”, tha ai.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka nisur Peticioni Kombëtar drejtuar Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë me 25 shkurt.

Të ngjashme