Izraeli tha të martën se vrau dy zyrtarë të lartë iranianë të sigurisë në sulmet ajrore gjatë natës, duke i dhënë një goditje të madhe udhëheqjes së vendit.
Irani, i cili nuk e konfirmoi menjëherë vdekjen e asnjërit prej tyre, qëlloi me breshëri të reja raketash dhe dronësh drejt fqinjëve të tij arabë të Gjirit dhe Izraelit në një luftë që nuk tregoi shenja qetësimi, shkruan Associated Press.
Ali Larijani, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, dhe gjenerali Gholam Reza Soleimani, kreu i forcës Basij të Gardës Revolucionare, të përbërë tërësisht nga vullnetarë, u “eliminuan mbrëmë”, tha Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.
Larijani konsiderohej si një nga figurat më të fuqishme në vend që kur Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në një sulm ajror në ditën e parë të luftës.