Parku kombëtar i Dajtit është përfshirë nga flakët, ku siç denoncon një qytetar në adresë të ish kryeministrit Sali Berisha, ende nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet përgjegjëse.
Kanë qenë qytetarët ata që kanë vënë alarmin për rënien e zjarrit dhe theksojnë se pavarësisht se kanë njoftuar autoritet askush nuk ka shkuar në vend ngjarje.
Denoncimi i qytetarëve është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
