Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpunues në çështjen penale “Brezovica”

Prishtinë | 23 Mar 2026 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, të dyshuarin me iniciale R.K.,- Komuna Skenderaj, për shkak të dyshimit të veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” nga neni 313 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe nenin 31 të dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, vlen të theksohet se personi i ndaluar R.K., ka qenë i pandehur edhe në rastin “Brezovica.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj,Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, të dyshuarin me iniciale R.K.,- Komuna Skenderaj, për shkak të dyshimit të veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” nga neni 313 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe nënin 31 të dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri R.K., më 21 Mars 2026, në restaurantin “Mero” cili gjendet në fshatin Uglar- Komuna -Fushë Kosovë, ka kanosur seriozisht se do ta vras të dëmtuarin i cili ishte i pranishëm në një dasëm, me fjalët “vetëm  qenke me femijë se pa të vra në këtë vend nuk e kisha lan”, i cili është edhe dëshmitar bashkëpunues në çështjen penale të njohur si “Brezovica” me qëllim të frikësimit të tij që të përmbahet nga dhënia e deklaratave në këtë çështje penale e cila është në shqyrtim gjyqësor në Gjykatën Themelore në Pejë.

Po ashtu, vlen të theksohet se personi i ndaluar R.K., ka qenë i pandehur edhe në rastin “Brezovica.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Pejë.

Të ngjashme