Të dënuarit për krime të luftës në Kosovë, Shainoviq, i jepet hapësirë në RTS, Grboviq: Simfonia e çmendurisë në Serbi s’ka të ndalur

Prishtinë | 26 Mar 2026 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Televizioni publik i Serbisë (RTS) përveç faktit që i shërben në orar të plotë regjimit të Aleksander Vucicit, është shndërruar edhe në televizion që promovon persona të dënuar për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës.

Bëhet fjalë për Nikolla Shainoviqin, i cili është dënuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës me 18 vite burg për krimet e kryera kundër popullësisë civile në Kosovë dhe për shkelje të zakoneve të luftës.

Amil Grbovic, funksionar në Mal të Zi, ka bërë një krahasim mes Shainoviqit dhe politikanit famëkeq gjerman Joachim von Ribbentrop, i cili kishte shërbyer si ministër i jashtëm i Gjermanisë naziste.

“Imagjinoni Joachim von Ribbentropin të shfaqet si i ftuar në televizionin gjerman në vitet 1970 të shekullit të kaluar, duke folur se si pushtimi i Aleatëve i njohur si “D-Day” ishte i paligjshëm, ose se si sovjetikët, të paprovokuar nga asgjë, sulmuan Berlinin në vitin 1945… kjo është e njëjta situatë”, ka shkruar Grbovic duke komentuar daljen e Shainovic në RTS.

Ai ka thënë se “Simfonia e çmendurisë në Serbi nuk ndalet”.

Të ngjashme