Një 58-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Hasit këtë të dielë pasi në lokalin e tij organizonte lojra fati nga telefoni.
Sipas raportimeve nga polica në pranga ka rënë shtetasi G. R., 58 vjeç, banues në Krumë.
“Strukturat e Komisariatit të Policisë Has në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonimiko dhe Finaciar në DVP Kukës, në vijim të kontrolleve të bazuara te puna operative, me objektiv evidentimin e subjekteve të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie në qytetin e Krumës, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin ; G. R., 58 vjeç, banues në Krumë.
Ky shtetas, në ambientet e lokalit në përdorim të tij, dyshohet se organizonte ilegalisht lojëra fati me celularë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një celularë, skedina dhe një sasi parash. Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme, vijojnë”, thuhet në njoftimin e policisë.