Ekspozita për masakrat, edhe Haradinaj mbështet protestën e OVL-UÇK-së

Prishtinë | 29 Mar 2026 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Pas Partisë Demokratike të Kosovës, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka mbështetur protestën e thirrur nga organizatat e dala nga lufta.

Kjo protestë do të mbahet të hënën për të kundërshtuar përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila tashmë ka nxitur reagime të shumta për shkak të pasaktësive.Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këtë protestë.

“Mbështes protestën e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kundër çdo përpjekjeje për shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare. Ftoj bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe gjithë qytetarët që nesër, më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Kosovës, të dalin në mbrojtje të sakrificës sonë për liri.”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme