Moti javën e ardhshme i favorshëm për bimët dhe tokën

Prishtinë | 29 Mar 2026 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të sjellë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu në gjithë territorin e vendit.

Sipas parashikimeve, të mërkurën dhe të enjten reshjet do të jenë më intensive, ndërsa ditët e tjera do të mbizotërojnë vranësirat me reshje shiu të intensitetit më të dobët.Nga pikëpamja agrometeorologjike, siç njofton IHMK-ja, këto kushte konsiderohen të favorshme për bimët dhe tokën, pasi nuk parashihen temperatura negative që mund të dëmtojnë kulturat e mbjella.

“Lagështia e shtuar nga reshjet do të ndihmojë në mbajtjen e tokës së lagur, duke lehtësuar proceset e rritjes së bimëve dhe aktivitetet e punimeve bujqësore. Gjithashtu, mungesa e ngricave dhe temperaturat e moderuara do të krijojnë kushte të mira përzhvillimin normal të kulturave pranverore”.

“Bujqit këshillohen të përfitojnë nga këto ditë për të vazhduar me punimet e tokës, mbjelljet e reja, dhe kujdesin për bimët, duke shfrytëzuar kushte optimale agrometeorologjike pa rrezik nga dëmtimet e temperaturave të ulëta”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme