Mbretëria e Bashkuara ka vendosur të dërgojë trupa dhe pajisje shtesë ushtarake në lindjen e mesme, në mbështetje të aleatëve dhe për forcimin e mbrojtjes ajrore në rajon.
Sipas raportimit të BBC, ky vendim vjen në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve me Iran dhe rritjes së rrezikut për sigurinë në rajon, transmeton Klankosva.tv.
Ministri britanik i Mbrojtjes ka bërë të ditur se forcat e reja do të ndihmojnë në instalimin dhe operimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore, si dhe në trajnimin e trupave lokale.
Ky zhvillim konsiderohet pjesë e një përforcimi më të gjerë të pranisë ushtarake perëndimore në Lindjen e Mesme, ndërkohë që tensionet mbeten të larta dhe shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm vazhdojnë.
Mediat angleze bëjnë të ditur se rreth 1,000 trupa pritet të dislokohen në vende të ndryshme të Gjirit, me qëllim mbështetjen e operacioneve mbrojtëse dhe garantimin e sigurisë së hapësirës ajrore.